Nesër ceremonia e fronëzimit të Kryepeshkopit Joan! Të pranishëm krerët e shtetit, Begaj fjalim! Të ftuar nga Greqia dhe 12 Kisha Ortodokse të Botës

28 Mars, 15:57

Me praninë e qindra besimtarëve, përfaqësues nga kishat të ndryshme të botës, dhe me prezencën e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar e të ftuar nga Greqia, do të fronëzohet të shtunën Kryepeshkopi i ri, Joani. Ceremonia do t’i hapë rrugë ushtrimit të plotë të detyrës së tij si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.