Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Korçës ka një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.
Ai shprehet se të gjithë ne jemi të barabartë para Zotit, teksa theksoi që duhet ta shohim festën e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.