Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga Selia rozë, shpalosi me pak fjalë axhendën e Kongresit të kësaj force politike që do të zhvillohet nesër në stadiumin 'Air Albania.
"Natyrshëm që është moment historik në rrugëtimin e PS e cila gjatë këtyre 30 viteve ka kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. ED vetmja forcë që nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit, por përkundrazi Kështu do të jetë pjesa e parë e Kongresit, do t'i dedikohet të gjithë këtij rrugëtimi 30 vjeçar. Natyrshëm do të ketë përshëndetje, mesazhe dhe pas pjesës që lidhet me 30 -vjetorin do të kalojmë në pjesën e dytë, prezantimi i vizionit tonë Shqipëria 2030, si dhe objektivat dhe programin tonë qeverisës që do të prezantojë Qeveria 'Rama 3' në shtator. Më pas do të bëjmë një analizë të thellë të punës dhe më pas ratifikimi i vendimeve që ne kemi kaluar në Asamblenë Kombëtare", tha Balla.




