Nesër nis reciprociteti për mjetet e identifikimit dhe targat në Kosovë, serbët rikthejnë bllokadat në Veri! Ka tensione

31 Korrik 2022, 20:47

Në veri të Kosovës, 1 ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb, u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin: “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”. Pasditen e sotme janë kthyer bllokadat në veri nga serbët, që vendosin kamionë në veri të Kosovës.