Nesër nis Universiteti! Kovaçi në Report Tv: Pedagogët, bojkot në të gjithë vendin! Studentët të na mirëkuptojmë! Jemi në pritje të dialogut me qeverinë

16 Tetor 2022, 15:49

17 tetorit, duhet të ishte dita e parë kur studentët do të ulen në bankat e universitetit, por dita e nesërme do të jetë bojkot i pedagogëve. Bojkoti do të jetë jo vetëm në Tiranë, por do të shtrihet edhe në rrethe. Në një intervistë për Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, kryetari i Sindiktatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se janë vënë në dijeni në rrugë shkresore dhe publike, institucionet përkatëse për protestën.