Nesër nis viti i ri shkollor, Policia plan masash për garantimin e rendit! Rrumbullaku: Mos u vendosni gjoba prindërve që do çojnë fëmijët në shkolla

11 Shtator 2022, 16:45

Duke qenë se nesër nis viti i ri shkollor dhe pritet të ketë fluks trafiku, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mesditën e sotme, zhvilloi një takim me strukturat e Departamentit për Sigurinë Publike dhe ato të DVP Tiranë.

Rrumbullaku kërkoi që ndryshe nga çdo vit tjetër, pranë shkollave, të jenë të planëzuar patrulla të përgjithshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ndihmës/specialistë të Policimit në Komunitet, të cilët do të monitorojnë qarkullimin e automjeteve në afërsi të shkollave dhe do të ndihmojnë nxënësit dhe prindërit, me qëllim vijimin e trafikut normal dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.