Nesër priten reshje shiu, meteorologia për Report Tv: Nuk presim të ketë përmbytje si në rastin e Ciaran! Në zonat malore do ketë borë

7 Nëntor 2023, 20:58

Vendi pritet që të përfshihet nga reshje të dendura shiu ditën e nesërme. Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për Report Tv tha, se nesër pritet të ketë reshje intensive në disa qarqe të vendit, por nuk parashikohet që të ketë përmbytje siç ndodhi në rastin kur u prekën nga stuhia ‘Ciaran’. Gjoni tha se nesër do të ketë rënie temperaturash, dhe reshje dëbore në zonat malore