Nesër sfida me Çekinë, Rraklli: Kemi ekip me cilësi, do të fitojmë! Lojtarët më të mirë të vijnë të luajnë me Kombëtaren

11 Tetor 2023, 20:48

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër kundër Çekisë në "Air Albania", sfidë kjo e vlefshme për grupin E të Euro 2024 dhe që merr jetë në 20:45. Kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në grup me 10 pikë, teksa Çekia me një ndeshje më pak ka tetë pikë për vendin e dytë dhe vjen si e pamposhtur