Neurokirurgjia në QSUT në ‘pikë të hallit’, pa staf, ilaçe e protokoll mjekësor! Në mbrëmje 1 infermier, në reanimacion vetëm 2! Neuroanestezisti: Kirurgët ikin se shteti s’i mbron

23 Janar 2023, 17:48

Spitali i neurokirurgjisë në QSUT realizon ndërhyrje të vështira, në mungesë të punonjësve të nevojshëm. Në mbrëmje në pavijone shërben vetëm një infermier, duke mos u ardhur dot në ndihmë pacientëve. Problem mbetet mungesa e medikamenteve dhe e protokollit mjekësor.