Pas disa javësh spekulime, Neymar konfirmoi se do të bëhet baba për herë të katërt.
Me anë të një postimi të publikuar në Instagram futbollisti i Al-Hilal dhe partnerja e tij,Bruna Biancardi shprehën mirënjohje dhe emocione për fëmijën që pritet të vijë në jetë së shpejti. Ndërkohë ata zbuluan gjithashtu se do të bëhen sërish me vajzë.
“Po jetojmë në një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se ai ka dëgjuar edhe një herë kërkesat tona dhe ka konfirmuar planet tona! Mirë se vjen, bijë. Të presim të plotësosh edhe më shumë familjen tonë. Zoti na ruajt nga çdo e keqe. Amen!”, shkruan futbollisti në Instagram.