Nga 1 prilli shkon në 40 mijë lekë të reja paga minimale në vend, rritje më 6 mijë lekë! Subvencionim kompanive për kostot shtesë të sigurimeve

1 Mars 2023, 13:02 | Përditesimi i fundit: 2023-03-01 16:25:28

Duke filluar nga data 1 prill paga minimale do të rritet me 6000 mijë lekë dhe do të shkojë në 40000 mijë lekë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Ministrja u shpreh se qeveria synon që në tre vitet e ardhshme Shqipëria të mos ketë pagën më të ulët në rajon, por të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe të investimeve