Nga 1 shkurti vetëm 1 gjykatë apeli, 32 mijë dosje në pritje! Të gjitha në short, gjyqtar tjetër edhe për çështjen e PD! Pamjet brenda 10 dhomave ‘arkiv’

30 Janar 2023, 18:36

Report Tv sjell pamjet nga 10 dhomat në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku nga 1 shkurti do të mblidhen të gjitha dosjet nga 5 Apelet që shkrihen në rrethe. Për dosjet që s’ka nisur gjykimi, do të hidhet short i dytë për të caktuar gjyqtarin, mes të cilave është edhe ankimimi i Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit që i dha partinë Berishës.