Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike! (26 prill 2024)

26 Prill, 20:34

Të apasionuar me motorat dhe makinat e epokës së komunizmit, një oficer policie dhe mekanik, rrugëtojnë për 3 vjet në mbarë Shqipërinë, koleksionojnë e restaurojnë automjete të vjetra. Puna e Arben Përrenjasit dhe Medi Halilit e lidhur me nostalgjinë po edhe dëshirën për të konservuar e vënë në përdorim këto mjete, merr formë konkrete në muzen "Ron". Por përtej pasionit e nostalgjisë ka një histori për t'u rrëfyer që lidhet me to, ajo e "Shqipërisë së vjetër motorike", që publicisti dhe koleksionisti Bajram Peçi e sjell për lexuesin shqiptar në një album të ilustruar me imazhe por edhe fakte pak të njohura.