Nga gjyshi i internuar e prindërit në emigrim, Rama rrëfen si e arriti suksesin Florian Marku

27 Gusht 2022, 12:12

Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, Edi Rama foli mbi historinë familjare të boksierit. Prindërit e Florian Markut emigruan jashtë vendit, kështu që boksieri thotë Rama u bë ndër ata emigrantë të shumtë që e bëjnë Shqipërinë krenare.

“Gjyshi ka shkuar në zonën e Myzeqesë pasi ishte i internuar. Floriani me prindërit shkuan në emigracion në Greqi që të vegjël ku filloi karrierën, më pas në Austri dhe shpërthimin e pati në Britaninë e Madhe. Atje ne nxjerrim në pah shembuj suksesi. Ka shqiptarë që bëjnë sukses edhe si kuzhinierë, ndërtues apo pronarë biznesesh të vogla” Ata janë më tepër se ata pak shqiptarë që bëjnë zhurmën e madhe ndotëse për imazhin tonë. Nëse do të kishte pak sens patriotizmi dhe mirësie, edhe ata që rrudhin buzët për këtë ceremoni do të duhet të buzëqeshin sepse bëhet fjalë për të nderuar një sportist që i ka arritur të gjitha dhe na nderon të gjithëve pasi shpalos flamurin kuqezi si fitues në ekranet më të mëdha të televizioneve shpotive.

Është Floriani që e nderon këtë godinë me praninë e tij, siç ishte Luiza që e nderoi me praninë e saj. Kështu, ne përmirësohemi. Ka pasur edhe të tjerë kampionë, por me celebrimin e Luizës e hapin këtë fazë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për ata që do i sjellin Shqipërisë medalje.  Sot, ndryshe nga çfarë u tha në momentin e triumfit të Luizës nuk ka më në Shqipëri protagonistë të braktisur të sportit, ka sistem mbështetës dhe shpërblyes, miratuar kohë më parë e jo kur u desh të shpërblenim Luizën. Vitin e shkuar e kanë përfituar shërbimin 14 protagonistë, 7 sportistë e 7 trajnerë. Ndërsa këtë vit, 44. 22 sportistë dhe 22 trajnerë, gjë që më bën të besoj se është edhe rezultat i këtij sistemi të ri motivimi dhe mbështetje. Luiza u mbështet nga Bashkia e Tiranës për të bërë stërvitjet në Kenia”, tha Rama.

    No videos found.