Kryesia e PD miraton propozimet për rishikim të Statutit dhe analizën e hollësishme të 25 prillit! Basha: Vijojmë betejën, shqiptarët s'mund të presin deri në 2025 për rrëzimin e regjimit

18 Qershor 2021, 11:35 | Përditesimi i fundit: 2021-06-18 16:22:59

Partia Demokratike zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë Kombëtare ku u miratua metodologjia që do të ndiqet për analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel qarku dhe propozimet për rishikim të Statutit të PD-së nga Kuvendi Kombëtar nëse do të vijnë propozime për ndryshime të tilla.