Nga nesër hiqet çadrat e vaksinimit, sheshi 'Skënderbej' i lirë për festat e fundvitit! Në ditën e fundit, qytetarët në radhë për t'u vaksinuar

24 Nëntor 2021, 18:35

Kjo është dita e fundit që vaksinimi anti-covid do të kryhet pranë çadrave të ngritura në sheshin “Skenderbej” kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që që prej ditës së nesërme pra më datë 25 nëntor vaksinimi do të kryhet pranë qendrave shëndetësore dhe në pikën  e vaksinimit në stadiumin Air Albania.

Sa dëgjuan këtë lajm qytetarët janë paraqitur pranë cadrave për të kryer kryesisht dozën e tretë të vaksinës anti-covid por ka pasur edhe nga ata qytetarë që janë paraqitur për të kryer dozë të parë apo edhe dozë të dytë. Edhe sot po ofrohen vaksinat Pfizer, Astrazeneca dhe ajo kineze në cadrat në sheshin “Skënderbej”.  Por ajo cka është vënë re në këtë ditë të fundit që kjo pikë vaksinimi do të funksionojë është fakti që ka pasur mungesë të formularëve dhe jo ka ngritur shqetësim të qytetarëve të cilët kanë pritur për disa orë në rradhë.