Duke filluar nga sot, qytetarët shqiptarë, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të duhet të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roaming. Kjo pasi hyn në fuqi detyrimi për heqjen e të gjitha tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të përdorin shërbimin roaming në rajon me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre, pra pa qenë nevoja të paguajnë tarifa shtesë. Marrëveshja vlen vetëm për thirrjet dhe mesazhet dhe jo për internetin. Tarifa roaming ishte një detyrim financiar që paguante çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike. Praktikisht tarifat roaming ishin shumë të larta në krahasim me kostot e telefonisë të çdo vendi të rajonit të Ballkanit. Heqja e tarifave ndodhi në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë. Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, zyrtarizohet nesër, më 1 korrik 2021.
Nga sot hiqet tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor, qytetarët do të komunikojnë jashtë vendit pa kosto shtesë
Video të tjera
-
Report TV në Fierzë/ Gjigandi energjetik nis shkarkimet e kontrolluara, shmanget skenari i vitit 2010
12 Janar, 19:03 -
Skema kombëtare e bujqësisë, këtë vit 5.2 mld lekë për fermerët! Komisioni Europian për Report Tv: S’ka ende datë për zhbllokimin e IPARD
10 Janar, 17:31 -
Bonusi mujor me tavane, Çoçoli: Duhet të ishin sqaruar, pensionistët shprehen të pakënaqur po marrin më pak nga sa prisnin
9 Janar, 17:29 -
Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi 40 mijë lekë në muaj nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues
9 Janar, 17:27 -
Inflacioni mesatar për vitin 2025 ishte 2.2%! Dhjetori shtrenjtoi edhe më shumë ushqimet dhe qiratë
9 Janar, 17:18 -
Rritet mosha e pensionit/ Eksperti e sqaron: Ligji mban me hatër gratë me shkollë të lartë...
5 Janar, 22:41 -
Tatimi mbi të ardhurat, çdo familje me fëmijë nën 18 vjeç merr kompensim 48 mijë lekë! Për shpenzimet për shkollën, deri në 1 mijë € (KRITERET)
3 Janar, 16:23 -
S’ka më pagesa pa limit me para në dorë, hyn në fuqi tavani! Bizneset deri në 1000 € cash, mbi këtë vlerë do paguajnë me kartë
3 Janar, 16:22 -
Këtë vit gratë dalin në pension 2 muaj më të mëdha, 62 vjeç! Për burrat mbetet mosha 65 vjeç (Pensioni i plotë, me 39 vite punë)
3 Janar, 16:21 -
Brenda vitit 2026 do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve! Lista me emrat e 3 mijë subjekteve
2 Janar, 19:35 -
Viti 2025/ Turizmi e pronat në rritje, bujqësia e industria në ngërç! Nga reforma e premtuar e pensioneve te skema e re me bonuset! Çfarë pritet të sjellë 2026-ta
1 Janar, 16:58 -
-
Mbyllet 2025-a/ Zv.guvernatorja për Report TV: ‘SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, kurse çmimet rriten me 3.6% në 2026
31 Dhjetor 2025, 14:16 -
Çmimet e larta po ‘zbrazin’ tryezën e ndërrimit të viteve, qytetarët: Më keq s’ka, është shtrënguar gjithçka
30 Dhjetor 2025, 19:33 -
A do ndryshojnë ligjet e Reformës në Drejtësi? Rama: Nuk mund të jem kryeministër i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar, duhet ndërhyrje
30 Dhjetor 2025, 13:10 -
Kosova kryeson investimet e huaja në Shqipëri! Tkurret Turqia, fuqizohet Austria! Të huajt, të ‘fiksuar’ pas blerjes së pronave
29 Dhjetor 2025, 18:36 -
Institucionet 'të paafta' të realizojnë investimet! Para 'mblidhen', por nuk shpenzohen (Suficiti 491 mln euro)
29 Dhjetor 2025, 16:24 -
Rishikimi i buxhetit/ 12 mln euro për t’i larë borxhet pushtetit vendor, 30% të fondit e marrin 5 bashkitë me detyrimet më të mëdha! Në krye Kavaja e Pogradeci
27 Dhjetor 2025, 15:20 -
Darka e fundvitit më e shtrenjtë se vitet e kaluara, çmimet ‘kulmojnë’ në dhjetor, ekspertët: Shteti të ‘zgjohet’, tregtarët abuzojnë
26 Dhjetor 2025, 17:07 -
Lajm i madh për pensionistët: Bonus i ri dhe më shumë rimbursime/ Ekspertja: Ja kush përfiton!
25 Dhjetor 2025, 20:29
