Nga vrasja e ish- gruas në 2007 te përdhunimi i kunatës, kush është i rrezikshmi Dan Hutra që bëri masakër sot në Paskuqan

1 Mars 2023, 15:45

Dan Hutra, 40-vjeçari i cili bëri masakër sot në Kodër-Kamëz, ku vrau me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën, është një personazh i njohur për drejtësinë me të shkuar të rëndë kriminale, i dënuar e akuzar për një sërë krimesh.