Ngjarjet kriminale me viktima 4 të rinj, Kurbini në protestë! Aktiviste dhe qytetar marshuan në rrugët e qytetit te Laçit, duke kërkuar siguri

30 Korrik 2022, 12:34

Ngjarjet e fundit kriminale me viktima 4 të rinj nga Kurbini dhe plagosjen e një tjetri, kanë nxitur reagimin e Shoqërisë Civile në këtë zonë. Aktivistet të mbështetur dhe nga qytetare u mblodhën para prokurorisë dhe gjykatës e më pankarta dhe thirrje për më shumë siguri, marshuan në rrugët e qytetit të Laçit.