Ngordhin 400 mijë pula brenda 2 javëve në Durrës! Ministria e Bujqësisë: S'është grip shpendësh, s'rrezikohet konsumatori! (Mister shkaqet)

16 Mars 2022, 17:49 | Përditesimi i fundit: 2022-03-16 17:53:45

Rreth 400 mijë pula kanë ngordhur në tre pularitë më të mëdha të Durrësit. Lajmi konfirmohet nga burime të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe Drejtorisë së Bujqësisë. Ato janë prekur nga një virus i rrezikshëm që po qarkullon prej dy javësh. Për sa kohë ky virus është në qarkullim nuk rekomandohet konsumimi i mishit të pulës dhe vezëve.