Ngrihen në protestë banorët e Rubikut, kërkojnë hapjen e rrugës në anën veriore të qytetit: Investimet janë kot kur jemi në izolim

16 Tetor 2022, 14:24

“Investimet janë kot, kur Rubiku është në izolim”, me këto pankarta kanë dalë në protestë këtë të diel banorët pasi kërkojnë hapjen e rrugës për hyrje në anën veriore të qytetit dhe të lidhet me rrugën e Kombit. Ata u mblodhen në rrugen e Kombit, duke bllokuar për 10 minuta segmentin Milot-Rrëshen.

Bllokimi i hyrjes në anen veriore të Rubikut që i lidh me rrugën e Kombit ju ka rritur kostot financiare të lëvizjes dhe po falimenton bizneset thonë banorët. Gjithashtu thonë se janë ankuar në institucionet përgjegjëse, por nuk është marrë asnjë veprim, ndaj kanë vendosur të protestojnë.