Ngujoi dhe rrahu për 6 vite rresht gruan dhe fëmijët e tij, arrestohet ekstremisti mysliman! Fqinjët: Ishte i frikshëm, dilte nga banesa vetëm për t'u falur

6 Nëntor 2022, 14:10

Prej 6 vitesh me radhë, një grua dhe dy fëmijët e saj të mitur janë dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj Xherxh (Gjergj) Laçi. 50-vjeçari, ekstremist mysliman, jo vetëm që u kishte lënë plagë të mëdha nga trumat e dhunës, por edhe i kishte ngujuar, duke u kufizuar çdo kontakt me botën e jashtme.