Nipi i ish-deputeti Rraja thyen arrestin në shtëpi, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli

23 Janar, 13:33

Anëtarët e fisit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja në Krujë përfshihen sërish në të tjera episode dhune, këtë radhë edhe duke kundërshtuar forcat e rendit. Nipi i ish-deputetit u arrestua pasi kishte thyer arrestin në shtëpi për rrahjen e fqinjit, por babai i tij Flamur Rraja, siç policia thotë – nuk iu bind efektivëve dhe kundërshtoi shoqërimin e djalit në komisariat.