Nis me incidente në GJKKO gjyqi ndaj Leonard Dukës, nëna e ish-policit Santiago Malko shpërthen: O maskara, ma vrave djalin, o qen! Si del ti aty, dënim me vdekje!

2 Tetor, 19:31

Debate, përplasje dhe tensione mes palëve. Nëna e të vrarit Malko i shkon në fund të seancës te kafazi të pandehurit, e ndalon siguria. I akuzuar si kreu i “Klanit Duka”, për organizimin dhe atentatin e Gushtit 2019 në “Porcelan”, ndaj ish-efektivit të njohur edhe si “ushtari i Ervis Martinajt”, akuzoi prokurorin e SPAK si "të njëanshëm" dhe i kërkon të "mos korruptohet nga kriminelët". Seanca shtuhet për më 24 Tetor. Duka u ekstradua nga Belgjika

    No videos found.