Nis përballja kundër Hungarisë, Kombëtarja ka në dorë ëndrrën e të gjithë tifozëve

9 Tetor 2021, 21:15 | Përditesimi: 9 Tetor 2021, 21:15

Shqipëria po luan një ndeshje shumë vendimtare për fatin e saj në Botërorin e Katarit që do të zhvillohet në nëntor-dhjetor të 2022. Kuqezinjtë e Edi Rejas përballen me Hungarinë në ‘Puskas Arena’, një stadium që sonte do jetë i boshatisur për shkak të dënimit të tifozëve nga UEFA. Edhe pse një muaj më parë kombëtarja triumfoi 1-0 në Elbasan kundërshtarët vijnë më të favorizuar me synimin e vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër i nxjerr nga gara për t’u kualifikuar. Sipas trajnerit të hungarezëve ky është treni i fundit, ndërsa Edy Reja shprehet se ‘kuqezinjtë do të bëjnë një ndeshje të madhe’.

LR/Shqiptarja.com