Nis rehabilitimi i kanalit ujitës Peqin-Kavajë, Veliaj: Investim jetik për zonën, Shqipëria ka bërë kthesë të jashtëzakonshme për turizmin dhe bujqësinë

17 Janar, 11:53

Fermerët e bashkive Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë, këtë verë nuk do të kenë më shqetësim ujitjen e tokave të tyre bujqësore. Qeveria shqiptare, në bashkëpunim me njësitë vendore, ka nisur nga puna për rehabilitimin e kanalit ujitës Peqin-Kavajë, një ndër veprat më të rëndësishme hidroteknike, në shërbim të ujitjes, i ndërtuar kryesisht në periudhën 1952-1965, me një gjatësi rreth 40 km