Kryeministri Albin Kurti, u është drejtuar edhe njëherë në gjuhën serbe qytetarëve serbë në Kosovë, për t’i njoftuar se kanë 61 ditë afat që t’i konvertojnë targat e tyre në “RKS”.
Shefi i Qeverisë tha se targat që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës kanë skaduar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa ua kujtoi atyre se ato janë nga koha e Millosheviçit.