Nis zbatimi i marrëveshjes, anija 'Libra' sjell 16 emigrantët e parë në Shëngjin! Përveç 2 minorenëve edhe 2 të tjerë kthehen në Itali për arsye shëndetësore

16 Tetor, 21:32

Në portin e Shëngjinit mbërritën sot 16 emigrantët e parë nga vendet e treta. Ky është operacioni i parë ndërkombëtar ku emigrantët e kapur në brigjet italiane transferohen në Shqipëri, në pritje të shqyrtimit të azilit. Anija 'Libra' solli 10 emigrantë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë. Por dy minorenë do çohen në Itali.  Report Tv ndoqi hap pasi hapi gjithçka ndodhi në Shëngjin.

      No videos found.