Niset kontingjenti i dytë me mision pranë KFOR-it në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria, faktor paqeje e stabiliteti në rajon

23 Gusht 2022, 10:18

Kontingjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS) janë nisur në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit të KFOR.