Nisin përgatitjet për ‘Sunny Hill’ në Tiranë, Veliaj: Eventi më i madh kulturor, qyteti fiton të ardhura ekonomike të jashtëzakonshme

15 Gusht 2022, 18:14

Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të hapësirës ku do të zhvillohet festivali, u shpreh i bindur se ashtu siç u menaxhua ndeshja e finales së Konferencë Ligës, me të njëjtin sukses Tirana do të presë dhe festivalin e Dua Lipës.