Nisja e vitit të ri shkollor, Meta: Shqipëria ka buxhetin më të ulët për arsimin, të ndihmohen familjet në nevojë

11 Shtator 2022, 17:44

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me problematikat e arsimit në vend. Meta e nisi fjalën tij duke kritikuar deklaratën e ministrit të brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha në një studio televizive se pa krim nuk ka zhvillim. Kjo për Metën është në deklaratë shokuese, ndërsa shtoi se qeveria është kthyer në promotoren e krimit.