Nisma e BE ‘Gjurmo të vërtetën’, fushatë ndërgjegjësuese kundër dezinformimit dhe mbështetje për gazetarët

9 Shkurt 2023, 21:02

“Gjurmo të vërtetën” është nisma e fundit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, që synon ndërgjegjësimin mbi dezinformimin dhe edukimin mediatik në vend. Bashkimi Evropian thotë se  “Gjurmo të vërtetën” është një hapësirë e konceptuar për të gjithë konsumatorët e informacionit, që duan të përqafojnë të vërtetën mes kaosit dhe konsumit informativ në mediat sociale.