Nisma e PS për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta flet me iniciale: Mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Të mblidhet Kuvendi, ta sqarojmë

11 Gusht 2022, 15:17

Nismën e Partisë Socialist për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta e konsideron qesharake. Ai iu rikthye dosjes që ka dalë për të ku përmendet se ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai ka thënë se mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Meta përmendi edhe tre persona me iniciale. Gjatë një konference për media të dhënë nga selia e Partisë së Lirisë Meta tha se shumë shpejt do të provohet që kjo është pjesë e një axhende anti kombëtare. Sipas tij kjo çështje do zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Ai sulmoi edhe kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, të cilin e akuzoi si të lidhur me grupet kriminale.