Nisma për shkarkimin e presidentit, Arben Ristani: Është kaotike dhe e paargumentuar!

5 Maj 2021, 22:39

Për juristin Arben Ristani, procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta janë kaotike dhe krejtësisht të paargumentuara. ‘Si jurist mund të thosha se mua më duket një kërkesë tërësisht kaotike! Neni 90 paragrafi 2 i kushtetutës i cili parashikon se presidenti mund ë shkarkohet kur bën shkelje të rënda të kushtetutës apo kryen një krim të rëndë, është një nen procedural të cilin një jurist do të shoqëronte me një nen material. Ky nen përcakton kompetencën e parlamentit për ta bërë një gjë të tillë. Por do të themi ta shkarkojmë shkelur kushtetutës, por kë nen të kushtetutës. Cilën kompetencë ka ushtruar, që nuk i përmban ligji. Duk ju referuar nenit 94 ka kryer këtë kompetencë që nuk e ka të përcaktuar në ligj. Derisa nuk kemi një akuzë për vepër penale, vijmë tek shkelja e rëndë proceduriale, dhe çfarë ka kryer konkretisht?! E dëgjova Hysin e cila tha se ka penguar lëvizjen e lirë të njerëzve, cilën lëvizje të lirë të njerëzve ka penguar se mua më duket qesharake!? Nga pikëpamja proceduriale mua më duke kaotike dhe e paargumentuar.’- tha Ristani.