Nisma/ Veshja tradicionale e Hasit në Prizren nis rrugëtimin drejt UNESCO! Kërkohet ndihmë nga Shqipëria

16 Nëntor, 16:23 | Përditesimi: 16 Nëntor, 16:23

Një tjetër pasuri e kulturës shqiptare synon të bëhet pjesë e trashëgimisë shpirtërore globale, në UNESCO-s. Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit konsiderohet si një prej pasurive etnografike më të rralla të Kosovës. Nismëtarët, të cilët kanë mbledhur materialet shpresojnë në mbështetjen e Shqipërisë për propozimin, pasi Kosova ende nuk është pjesë e UNESCO-s.

E.H/Shqiptarja.com