'Një ambulancë duhej për Martin Canin', Flamur Noka: Shikoni gjithë këto urgjenca që vijnë këtej! Këta janë bandë

26 Nëntor, 18:01

Flamur Noka mbajti një prononcim të shkurtër për gazetarët gjatë protestës së PD-së në rrugët e kryeqytetit. Noka ishte tek rruga e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë, ku pati akuza ndaj policisë dhe ministrisë ë Shëndetësisë, që sipas tij dërgojnë ambulanc pranë protestuesve.

'Një ambulancë duhej për Martin Canin. Jo e çuan në Spital Ushtarak, shikoni gjithë këto urgjenca. Ka fytyrë më çnjerëzore se kjo e këtyre. Po minstri i Shëndetësisë është kjo. Këta janë bandë. E patë policinë e Ilir Prodës. Ishin edhe babai edhe mamaja ishin kontributor të drejtësisë së re, pjesë e shtabit të Rilindjes. Kjo është policia, kjo është fytyra, fytyra është tek fshehja e provave të krimit. Për të luftuar opozitën, për të ushtruar dhunë janë famëkeqi Sokol Bizhga, Neritan Nallbati.'

Noka ndërpreu fjalën më pas për shkak të ezanit që vinte nga xhamia e Namazgjasë.

    No videos found.