Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, Apeli i GJKKO lë në 'arrest shtëpie' ish-zv.ministren Rovena Voda

5 Gusht 2021, 14:14

Apeli i GJKKO këtë të enjte ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-zëvendës-ministren e Brendshme, Rovena Voda, për punësimin në Ministrinë e Brendshme të një personi.

Nga dosja rezultoi se Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që SPAK kishte nisur për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit. Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.