Moti i keq 'gjunjëzon' Tropojën, 60 fshatra të dëmtuar! Duhen rikonstruktuar 264 km rrugë dhe 14 ura! Kryebashkiaku: Kjo stuhi ishte e pazakontë

18 Shtator 2022, 15:24 | Përditesimi i fundit: 2022-09-18 15:49:56

48 orë pas stuhisë së pazakontë me reshje të dendura që përfshiu qarkun e Kukësit kryesisht bashkinë e Tropojës, dëmet janë të konsiderueshme. Probleme ka pasur në 60 fshatra dhe dëmet më të mëdha kanë qenë në banesa, rrugë, ura e bujqësi.