Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!

12 Shkurt, 20:05 | Përditesimi i fundit: 2025-02-12 20:23:40

Shkurti është muaji më i ngarkuar për Dhimo Kason, bariun që la Greqinë për fshatin Mësiçkë të Ersekës. Prej 15 vitesh ruan traditën e mbarështimit të të imtave. Mbajtja e 300 krerëve bagëti ka shpenzime të shumta.