Në Pogaj të Hasit, dy vite pas shpalljes së Pavarësisë, lindi Zepë Muhadiri. Më 2 janar të këtij viti mbushi 112 vjeç. Ajo zbuloi për gazetarin Benet Beqiri sekretin e saj të jetëgjatësisë: jetë pa stres, ushqim bio, ajër i pastër dhe punë të përditshme fshati.





















