Një rrugë në Tiranë merr emrin e gazetarit Fatos Baxhaku/ Veliaj: Përfaqësues i vlerave të gazetarisë së vërtetë

5 Nëntor 2022, 17:29

Fatos Baxhaku, një nga pionerët e medias shqiptare pas viteve ’90, i cili u nda nga jeta tre vite më parë, në moshën 55-vjeçare, do t’i japë emrin një rruge në Tiranë. Në pritjen e organizuar në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj iu tha familjarëve se kryeqyteti është sot i nderuar që përkujton një përfaqësues të denjë të gazetarisë shqiptare.