Një tjetër kamp famëkeq i regjimit. “Ana tjetër e Valiasit”, dëshmi nga të mbijetuarit: E shkuara mos të harrohet

22 Gusht, 16:42 | Përditesimi: 22 Gusht, 16:42

Dëshmi dhe dokumente mbi një prej kampeve famëkeqe të përqendrimit, ku vuajtën qindra gra e fëmijë gjatë diktaturës komuniste, u shfaqën sot në prag të Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare. Autoriteti mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit solli dokumentarin “Ana tjetër e Valiasit”, kamp i cili qëndroi hapur deri në fillim të viteve ‘50

I.M/Shqiptarja.com