“Një zë më tha: - Ti nuk do vdesësh” Beqir Potka, arratisja drejt Amerikës në shkurt 89’ (10 mars 2023)

10 Mars 2023, 21:02

Një histori e jashtëzakonshme njerëzore,në kufinjtë e të pabesueshmes është ajo e Beqir Potkës. Emri i shumë shqiptarëve ndër vite lidhet me histori arratisjesh por kjo e Beqir Potkës është një përpjekje e guximshme mes jetës dhe vdekjes. Ai shkoi drejt ëndrrës amerikane duke e marrë parasysh që mund të vdiste,por asgjë nuk e ndali.Ishte vetëm 23-vjeç kur dëshira që bluante në kokë për një jetë më të mirë drejt Amerikës do të bëhej realitet. Por ai rrugëtim është i denjë për një skenar filmi. Në fakt dikush e bëri libër dhe Beqir Potka erdhi në “Esencë” bashkë me shkrimtarin Eris Rusi i cili e ka rrëfyer historinë e tij në librin “American Dream”.