Njëri ‘ruante’ policinë, tjetri i jepte makinës në gjendje të dehur, në pranga 2 vëllezërit në Korçë! Tentuan të transportonin 13 emigrantë

28 Shkurt 2023, 09:35

Dy vëllezër në Korçë janë arrestuar nga policia në tentativë për të transportuar 13 emigrantë të paligjshëm të ardhur kryesisht nga vendet e Afrikës veriore. Në pranga kanë rënë E. P., 33 vjeç dhe A. P., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Laprakë, Tiranë.