Noka në Kuvend: Shansin e keni zero të dënoni Vuçiçin, doni të ktheni veriun e Kosovës në një Krime të dytë

5 Tetor 2023, 11:28

Flamur Noka: Sa herë ndodhin ngjarje të rënda gjithmonë gjen gjetur një formulë duke përdorur kukullat matrioshka, ushtarët e Taulantit për të hequr vëmendjen nga thelbi i çështjes. Mos kujtoni se duke bërë këtu teatër me kukulla të improvizuara do të shmangni përgjegjësinë e kryeministrit, nuk ka më antikombëtare se deklarata e Ramës. Këto përrallat me rezoluta të përbashkëta shitjani tejtërkujt se shansin e keni 0 të dënoni Vuçiçin, se padroni i sulltanit të Surrelit është Vuçiç, a mund të thuhet, a mund të thuhet se Kosova është tokë e askujt? A është tokë brez pas brezi e shqiptarëve.