Vota e 4 gushtit, analiza e shifrave; PS rikuperoi në çdo zonë të bashkisë! Në njësinë Himarë socialistët u forcuan me 7% krahasuar me 2023-shin

5 Gusht, 15:38

Shpallja e Vangjel Tavos si fituesi i zgjedhjeve të  pjesshme në Bashkinë e Himarës, solli edhe akuzat e opozitës, të cilët aluduan për manipulime në njësitë e Lukovës dhe Hore Vranishtit teksa sipas tyre qyteti i Himarës i tha jo PS-së. Por analiza e shifrave tregon socialistët në rritje në çdo njësi dhe “Bashkë Fitojmë” në rënie.