Non gratat pjesë e qeverisë së re në Serbi, DASH: Të zhgënjyer! Vuçiç: I kanë zgjedhur qytetarët

1 Maj, 14:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 1 maj se nuk ishte i lumtur me reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me propozimet që Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviç, që janë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të jenë në Qeverinë e re të Serbisë.