Nuk e priti në takim, Rama ironi nga Kosova: As në rini nuk i kam shkuar nga mbrapa një Xhuljete indiferente si Kurti, e mira është të flasim

6 Korrik 2023, 23:04

Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ homologun e tij Albin Kurtin, i cili nuk e priti në takim. Me ironi, Rama tha se as në rininë e tij nuk i ka shkuar kurrë nga mbrapa ndonjë Xhuljete indiferente si Albini. Rama tha se nuk interpreton qëndrimet e Kurtit, por theksoi se është e rëndësishme që të flasin.