'Nuk merr dot as votat ku je rritur', Sako-Bylykbashit: Bababufi di vetëm për shtëpitë që hodhi në erë në Gërdec! Pas 11 majit, do të jeni më të vetmuar se kurrë

3 Prill 2025, 15:34 | Përditesimi: 3 Prill 2025, 15:34

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako i është përgjigjur komenteve të Oerd Bylykbashit, drejtuesit politik të PD në Durrës, duke i thënë se nuk duhet të habitet se kanë ndërtuar 1761 banesa të reja falas. Ajo thotë se në vend që të mbrojë si Berishën, të cilin e cilëson si bababufi, duhet t'i tregojë familjes së tij që të mos dalë më në publik se është bërë si 'meme ambulante' çdo ditë. 

Sako i thotë se nuk do të marrë dot as votat e lagjes ku është rritur dhe do t'i bashkohet grupit të humbësve. 

r.k./Shqiptarja.com