Nuk njeh statutin që votoi në Kuvendin e 11 dhjetorit, Shehu për Report Tv: Pasi ta shkarkojmë, Basha mund të rikandidojë për kryetar! I bindur, nesër pjesëmarrja e lartë

17 Dhjetor 2021, 12:55

Do të ketë garë në PD, çdokush mund të kandidojë madje edhe Basha nëse do të jetë i barabartë mes të barabartëve” , kanë qenë këto fjalët e deputetit Tritan Shehu për Report Tv në prag të Referendumit, teksa po fliste për situatën në PD që sipas tij nuk është në krizë.

“Basha mund të kandidojë”, tha Shehu, por Statuti i ri i Partisë Demokratike të cilin vetë votoi në Kuvendin e 11 dhjetorit thotë të kundërtën.

Specifikisht në Nenin 46/8 thuhet se nëse partia nuk shpallet forcë fituese, mandati i kreut të saj përfundon autotikisht dhe *nuk mund të rikandidojë*!

Neni 46/8: Në rast se pas shpalljes së rezultatin të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.